Regjistrohet viktima e parë nga varianti flurona në Peru. Rasti në fjalë është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë e Perusë, ndërsa bëhet fjalë për një infeksion të njëkohshëm të gripit dhe COVID-19.

Mësohet se viktima, i moshës 87-vjeçar nuk ishte i vaksinuar, ndërsa vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.

Peruja njoftoi të martën valën e tretë të rasteve të COVID-19, e përshpejtuar nga ardhja në dhjetor e variantit Omicron, i cili tashmë ka çuar në 309 raste të konfirmuara në këtë komb të Amerikës së Jugut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: