Djali i Fatma Methasanit dhe Alfio Rrotanit ka festuar tre vjetorin e lindjes.

Dhe pse këtë ditëlindje Noah e ka festuar vetëm e shoqërinë e moderatores, ish-çifti nuk kanë ngurruar të urojnë në këtë ditë të veçantë vogëlushin e tyre, teksa i kanë dedikuar fjalët më të ndjera.

Kuzhinieri zgjodhi ta uronte të birin në profilin e tij në Instagram me anë të disa fotove që nga dita e lindjes dhe deri më sot:

“Nuk do t’i harroj kurrë të qeshurat, fjalët e para dhe hapat e parë. 1095 ditë më parë lindi një princ. Sot rritet nje mbret i vogel! Gëzuar ditëlindjen zemra ime e vogel e kuqe Noah!”-shkroi Alfio në postimin e tij, ku mori dhe shumë urime nga miq dhe ndjekës.

Gjithashtu dhe Fatma ndau për ndjekësit e saj një seri fotosh nga festa e ditëlindjes së Noah ky shkruante:

“Biri im, nëse zemra jote është e urtë, edhe zemra ime do të ngazëllojë”.

Sakaq, Fatma publikoi në InstaStory dhe disa sete fotografike të realizuara më parë më djalin e saj por ajo çka ra më së shumti në sy ishte dhe një foto të një kopertine revisteje ku shfaqet ish-çifti me vogëlushin e tyre.

Kujtojmë se disa muaj më parë u zbulua se dyshja i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. Ata prej kohësh nuk ishin shfaqur së bashku, duke aluduar kështu për një krisje në këtë marrëdhënie.

Fillimisht u aludua se shkaku i ndarjes ishte tradhtia e kuzhinierit ndaj moderatorëes por më vonë erdhi dhe një reagim i Alfios në rrjetet sociale. Përmes këtij postimi, ai sqaroi se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre prej afro një viti por sipas tij, arsyeja e ndarjes nuk ishte tradhtia.

“Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë absolutisht me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet. Dëshiroj që të kemi privatësinë tonë për të preservuar raportin tonë në harmoni për të mirën e djalit të mrekullueshëm që kemi. Pasi këto publikime mund të ndikojnë jo vetëm në jetën time private por edhe të rrethit tim dhe familjes sime. Unë po ju drejtohem me këtë kërkesë e lidhur ngushtë me mirëkuptimin tuaj që do jua vlerësoja jashtë mase. Ju falënderoj nga zemra për kohën.”– shkroi ai asokohe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb