TIRANE
Lakmia, morali, familja, shpresa dhe manipulimi bashkohen në shfaqjen “Dhelprat e vogla”. Pjesa e shkruar nga Lillian Hellman ngjit skenën nën regjinë e Spiro Dunit, dukë vënë përballë personazhe që i kundërvihen njëri-tjetrit, normave e drejtësisë, teksa thekson ambiciet dhe konfliktet brenda familjes.
Trashëgimia familjare si themel konfliktet i ndan personazhet në simbole të rezistencës dhe integritetit vënë përballë lakmisë, korrupsionit, manipulimit dhe ambicieve shpesh të sëmura. Cili është vendi që i mbetet ndërgjegjes dhe etikës, ndërsa pragmatizmi shpërbën marrëdhëniet?
Shfaqja vjen në skenën e Teatrit Metropol nga data 23 janar deri më 1 shkurt, çdo ditë. Nga një karakter në tjetrin, pjesa sjell përthyerje emocionale e dramaturgjike, që prekin sa thyerjen e kufijve patriarkalë, po aq edhe përllogaritjet, dhunën si metodë për të vendosur autoritetin dhe shpërfytyrimin e natyrës njerëzore.