Nga data 1-30 Qershor, Klinika Dentare Hygeiadent në Spitalin Hygeia, do të ofrojë me 30% zbritje shërbimin “Faseta porcelani Veneers E-Max”.

Ҫfarë janë fasetat qeramike (Veneers Emax)
Faseta është një shtresë e hollë porcelani e cila ngjitet në sipërfaqen e jashtme të dhëmbit. Kjo është një proçedurë estetike e cila realizohet duke aplikuar shumë pak ose aspak anestezi lokale.
Kjo proçedurë konsiderohet si zgjedhja ideale për të përmirësuar estetikën e dhëmbëve frontale, duke siguruar dhëmbë më të drejtë, më të bardhë, pra një buzëqeshje rrëzëllitëse.

Mënyra e fabrikimit të materialit Emax i jep atij fortësi dhe qëndrueshmëri të lartë duke bërë të mundur modelimin e fasetave shumë të holla avantazhi i të cilave është fakti që ruajnë të paprekur ose kërkojnë një punim minimal të dhëmbëve ku mbështeten fasetat.

Fasetat zakonisht përdoren për të përmirësuar estetikën e 6 ose 10 dhëmbëve të parë lart(pjesa e dukshme e buzëqeshjes), duke përmirësuar:
✔Ngjyrën ➖ në rastin e dhëmbëve të dekoloruar / ngjyrosur ose kur duam dhëmbë më të bardhë
✔Formën ➖ në rastin e dhëmbëve të vegjël ose të ciflosur apo të thyer
✔Pozicionin ➖ në rastin e dhëmbëve me hapësirë-diastemat, si mënyra ideale për ti korrigjuar (mbyllur)

Një tjetër avantazh i Fasetave është edhe fakti që i bëjnë dhëmbët të duken shumë natyral dhe njëkohësisht të shëndetshëm.

Për të rezervuar takimin tuaj me mjekët stomatologë të Klinikës Dentare Hygeiadent e cila ndodhet në Katin 0, në krah të majtë të Hyrjes qendrore të Spitalit Hygeia, kontaktoni: 04 23 90 000 / 0693706242

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb