TIRANË

I plagosuri i katërt gjatë konfliktit të armatosur në Elbasan Eltion Bodinaku është transportuar mesditën e sotme në spitalin e Traumës. Burime nga ky spital bëjnë me dije se gjendjea e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe nuk ka rrezik nga plaga tejshpuese që ka në zonën abdominale.

Mësohet se 32 vjecari i është nënshtruar më herët operacionit në spitalin e Elbasanit pasi plumbi i kishte prekur zorrën e hollë.

Sjellja e pacientit në Tiranë është bërë për ta mbajtur nën observim më të specializuar.

Ndërkohë tre të plagosurit e tjerë të sjellë një ditë më parë nga spitali i Elbasanit kanë lënë urgjencën e spitalit të Traumës.

Burime nga ky spital bëjnë me dije se Punonjësja e repartit shqiponja Xhensila Sota i është nënshtruar një mikrokirurgjie për heqjen e plumbit në pjesën e poshtme të këmbës së majtë. Pas kryerjes së imazherisë ka rezultuar se nuk ka dëmtime apo prekje të enëve të gjakut dhe është transferuar në pavionin e ortopedisë.

Pas ekzaminimit të plagës sipërfaqësore në qafe i plagosuri i dytë Pavlo Vuksani 50 vjec ka lënë spitalin gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë i plagosuri i tretë Emiliano Prenga 39 vjec ka një plagë në krah dhe një të dytë në pjesën anësore të barkut të shpaktuar nga një predhë tejshpuese që fatmirësisht nuk i ka prekur organet jetësore. Aktualisht pacienti po mbahet i shtruar në pavion jashtë rrezikut për jetën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: