TIRANE- Komisioni i Ekonomisë ka diskutuar sot çështjen për dhënien me koncesion të laboratorëve. I pranishëm në këtë mbledhje ishte dhe ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Gjatë fjalë së tij, Beqaj theksoi se synohet përmirësimi i shërbimeve.

Nga ana tjetër, Beqaj pohoi se përmirësimi i shërbimeve nuk do të thotë privatizim i spitalit publik.

“Vlerësojmë partneritetin publik dhe privat. Synojmë përmirësimin e shërbimeve.Projekti synon në përmirësim e modernizim të shërbimeve. Synojmë përmirësim, jo privatizim të spitalit publik. Ftojmë biznesin që të kontribuojë, laboratorët i mbeten shtetit.”, tha Beqaj.

Ndërsa Ridvan Bode pohoi se: “Koncesioni i laboratorëve, rrit koston e shërbimit. Kjo kosto do t’i kushtojë shtetit 10-15% më shumë. Humbjet nga shpërdorimet na kushtojnë më shumë”. Ndërsa Beqaj iu përgjijg se nuk do të ketë asnjë rritje në buxhet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: