KUKËS- Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu ka reaguar në lidhje me dhënien me koncesion të “Rrugës së Kombit” duke i kërkuar qeverisë transparencë. Shehu ka deklaruar se kjo çështje është kthyer në shqetësim për qarkun e Kukësit dhe se është një kosto e re që i shtohet biznesit dhe qytetarëve.

“Jemi të shqetësuar si qark. Kjo është kosto e re që i shtohet biznesit e qytetarëve. Kukësi një zonë e varfër, duhet të shihet me përparësi. Thirrje dy kryeministrave të Kosovës e Shqipërisë. Të bëhet transparencë për pagesën”, ka thënë Shehu.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: