Në Turqi ka pllakosur vdekja, dhimbja, trishtimi dhe frika pas tërmetit shkatërrimtarë që deri më tani u ka marrë jetën mijëra personave, ndërsa ende vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për të nxjerrë nga rrënojat të tjerët që janë bllokuar.

E ndërsa e gjithë bota është solidarizuar për t’i ardhur në ndihmë Turqisë dhe Sirisë pas goditjes fatale, edhe fëmijët janë bërë pjesë e këtij trishtimi dhe ndjenje solidariteti.

Një vogëlush 8-vjeçar turk, ka nxjerr kursimet e tij nga ‘derrkuci’, dhe i ka nisur ato në pikën e grumbullimit të ndihmave, me shpresë së po u vjen në ndihmë sadopak personave të prekur nga tragjedia.

“Vëllezër dhe motra të mijat… Lutjet tona  janë për ju. Ne jemi me ju. Shpresoj që kjo ndihmë t’ju arrijë. Sytë tanë nuk vënë gjumë në sy. Uroj që të mund të bëjmë më shumë. Ju duam shumë”, thuhet në shënimin që vogëlushi i ka vënë qeskës me paratë e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb