Për t’i dhënë sado pak kurajo e forcë oficerit të policisë, Ajet Meçja, i cili në tragjedinë e 26 nëntorit, humbi gruan, vajzën e mbesën Kryeministri Edi Rama solli në amanetin e babait të tij, Kristaq Ramës.

“Baba im thoshte, kur shkonim në këto vdekjet nga zona e mamasë, aty e kanë me këngë e vaje e më thoshte aman kur të iki nuk do i lejosh të më qajnë e as nuk do mërzitesh as vete, se nuk do gjej rehat atje ku do shkoj, më duket sikur se len të vdekurin me vdek. Unë atë të babës e kam pas të fortë shumë.. duhet të jetosh për ta, mos ia rëndosh si të thuash barrën…këto janë edhe ngushëllime që njeriu i gjen, por në fund të ditës është mirë që njeriu ta mendojë këtë. As gruaja, as vajza as mbesa s’do donin të më shihnin të rrënuar” i tha Rama oficerit Meçja, ndërsa e vizitoi në banesën e re ku është strehuar pas shembjes së pallatit më 26 nëntor.

Pjesë nga biseda:

Ram: Ata që ikin s’janë më dhimbja i mbetet të gjallit. Fatkeqësi që ikën me të keq, duke e parë vdekjen e me sy aty .. Baba im thoshte, dhe unë thoja c’mi thotë ky këto gjëra, kur shkonim në këto vdekjet nga zona e mamasë, aty e kanë me këngë e vaje e më thoshte aman kur të iki nuk do i lejosh të më qajnë e as nuk do mërzitesh as vete. Më duket sikur s’e lenë të vdekurin me vdek. Unë atë të babës e kam pas të fortë shumë.. Duhet të jetosh për ta, mos ia rëndosh si të thuash barrën…këto janë edhe ngushëllime që njeriu i gjen, por në fund të ditës është mirë që njeriu ta mendojë këtë, ‘As gruaja, as vajza as mbesa s’do donin të më shihnin të rrënuar’. Ikën se i mori fati, jo se deshën, dhe kjo është pashpjegim. Ne jemi këtu, askush s’ti zëvendëson dot, po për cdo gjë që mund të ndihmojmë, për të mos pas halle më shumë. Hallin e madh do e përballosh vetë.

Ajet Meçja: Tani kam nënën dhe .. rron edhe nëna e gruas. Kjo e imja (gruaja) kishte qëlluar një grua e fisme, e respektonte nënën time e ajo i thoshte unë të kam më të mirë nga vajzat. Kam vëllanë e madh, jetojnë nga Spilleja, kam një motër në Milano .. Në Itali kam djalin, kishte dy ditë që kishte ikur. Erdhi për dy net, më tha më kam marrë malli. Unë e përcolla të shtunën, tragjedia ndodhi të martën. Rrinte me ne në shtëpi. E këtë më tha “o babi po ne paskemi ndejt me vdekje”

Rama: Po ta mendosh pallati tjetër s’ka pësuar asgjë. Ai i shkreti e kishtë ndërtu këtë në vitet ’90 ai e ka ndërtu vetë, merr këtu e merr aty. S’ka ndërtu me kompani ndërtimi .

Ajet Meçja: Kur ra më 21 shtator, nuk kam qenë, por me thanë që pallati u lëkund si marjonetë. E s’u besova thash ia fusin kot, ai e ka bërë për të jetuar vetë.

Rama: Këtu ka qenë cështja e strukturës që s’ka mbajt godinën. Shih tjerin te ‘Palma’ varr i ndërtuar me duart e vete, tre kate, pastaj shto e shto.. me ndërtu varrin për familjen tënde, katastrofë. Të gjithë atje do shkojmë është vetëm cështje radhë. Të kishte radhë do ishte më mirë, po s’ka radhë fare.. kështu të të rrojë djali, ngushëllimi i madh janë vajzat e tij. Do krijojmë cdo lehtësi për të qenë me to.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb