Kryeministri Edi Rama ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen pas një muaji në ngjarjen e rëndë të plazhit të Potamit, ku komisari i policisë Arjan Tase i mori jetën duke përplasur me skaf vogëlushen Jonada Avdia.

Rama ka pranuar se Tase u kthye në vrasës pasi shkeli në mënyrë të papërgjegjshme rregullat.

Ai gjithashtu ka pranuar se mijëra të rinj që u vetëorganizuan në rrjetet sociale kishin të drejtë të shprehnin revoltën e tyre edhe pse theksoi se nuk binte dakord me parrullën “vogëlushen e vrau shteti”.

FJALA E RAMES:

Nga goditja fatale e një skafi në bregun e detit dhe sot kur vala e madhe e reagimeve mbi plagën e sapohapur është fashitur, por meqenëse jemi pikërisht këtu në Ministrinë e Brendshme, në një moment ndryshimi në policinë e shtetit kam dëshirë të ndaj një reflektim me publikun dhe me ju që jeni gjithë skuadra drejtuese e ministrisë dhe policisë. Dhimbja për jë jetë aq të re të rrëmbyer aq egërsisht nga një shkelje aq e papërgjegjshme e rregullave, sinqerisht më ka gërryer me ditë dhe me net. Edhe kur i shkruaja dhe tani që i lexoj këto rreshta prapë kam një ndjenjë shumë të madhe revolte, për shkakun se shkelësi, i cili u kthyer në vrasës nuk ishte një pushues i zakonshëm por një punonjës policie. Edhe si pushues duhet të jetë shembulli respektit për ligjin dhe për rregullin.

Ky fakt e bëri tragjedinë për çdo shqiptar jo thjesht të dhimbshme, siç do të ishte pavarësisht se kush do ishte autori, por edhe shumë revoltuese për shkak të profilit të autorit. Dhe ajo tragjedia nuk kishte dot dje dhe s’ka dot sot asnjë ngushëllim, se s’ka si të ketë ngushëllim për familjen e një fëmijë viktimë, ama është vendi të thuhet besoj se dhe në kulmin e një dhimbje ekstreme ajo familje e thjeshtë tregojë vetëpërmbajtje të llahtarshme, duke mos kërkuar politizimin e fatkeqësisë. Respekt pafund për ta që edhe në kulmin e përballjes me të pangushëllueshmen qëndruan jashtëzakonisht lartë, por ishte një neveri e gjallë sesi të pangushëllueshmit u shfaqën në media, si të thonin që vogëlushja iku nga kjo jetë për të furnizuar me gjakun e saj engjëllor makinerinë e urrejtjes, që nuk

Madje jo vetëm nuk dua të merrem ta por arsyeja se pse i sjell këtu është që dua ta them publikisht me keqardhje që bëra gabim që u ora në reagimin e parë menjëherë pas ngjarjes, duke krijuar mendimin se  e kisha me të gjitha ata që ishin të revoltuar siç isha dhe unë vetë. Të gjithë ata duhet ta dinë që  jo vetëm i kamë mirëkuptuar, por i kam mbështetur ata djem e vajza që u organizuan vetë për të dalë në një protestë qytetare këtu përballë Ministrisë së Brendshme. Natyrisht nuk isha dakord me mendimin e tyre se vogëlushen e vrau shteti”. Por ndaj të njëjtin mendim me ta  për disa nga psetë e asaj ngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb