TIRANE

Është përolur shumë për jetën private e sidomos për raportin e saj me Butrint Imerin, këngëtarin me të cilin Kiara është parë shpesh e shoqëruar, por asnjëherë nuk ka pranuar se është në një lidhje. Megjithatë, pak kohë më parë edhe Kiara ka kaluar një ndarje, për të cilën ka folur sot nga studio e “Ftesë në 5”.

E pyetur nga Bieta për nje status të shumëkomentuar, Kiara the se ishte një prej momenteve kur ajo shpërtheu dhe zgjodhi që gjithçka ta ndante me fansat e saj.

“Ky është një nga ato momentet e mia kur shpërthej. Ndryshe nga herët e tjera që e kam mbajtur veten, këtë herë vendosa që ta ndaj edhe me ndjekësit e mi në rrjetet sociale, pasi më shkruajnë shpeshsherë vajza “si ia ke dalë ti kur je ndarë, si e ke marrë veten nga një lidhje që të ka lënduar” dhe vendosa që ta ndaj këtë copëz nga jeta ime me to, që t’i tregoj se çdo dhimbje e ka një fund” ,– tregoi Kiara.

Po si e kaloi dhimbjen?

“Këtë dhimbjen nuk e kam kaluar shumë lehtë, por kam kuptuar që koha është ilaçi më i mirë. Sado ne ta duam diçka, në një moment të caktuar, me zor domethënë, ta harrojmë dikë, nuk të vjen ashtu, se më shumë e tërheq atë gjë. Më mirë, lërjani kohës dhe koha do të shërojë gjithçka. Si gjithë të tjerët, edhe unë, që ta kaloja këtë vështirësi më është dashur pak kohë”, – shton më tej moderatorja e “Doktor Plastik”.

Këtë periudhë të trishtë të jetës, Kiara e ka kaluar me njerëzit e afërt: “Kam pak njerëz të dashur rreth vetes, por me ato shprehet çdo gjë. Nuk i mbaj dot për vete, kanë qenë dëgjues shumë të mirë. Kam nevojë për dëgjues, jo për këshillues…”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: