Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka humbur njeriun e saj më të afërt. Mësohet se ka ndërruar jetë në mënyrë të parakohshme bashkëshorti i ministres.

Artan Asllani është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë.

Homazhet për të ndjerin do të zhvillohen ditën e nesërme në orën 09:00, ku do të përcillet më pas drejt banesës së fundit në varrezat e Tufinës.

Kujtojmë se Elva Margariti u bë pjesë e kabinetit “Rama 2” në dhjetor të vitit 2018.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb