Mario Mandzukic është në dyshim për finalen e Kupës së Italisë, e cila zhvillohet me 17 maj kundër Lazios. Mandzukic ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit kundër Romës dhe pritet që të mungojë në ndeshjen e rëndësishme të Juventusit për finalen në ‘Olimpico’. 30 vjeçari Mandzukic është i rregullt në formacionin startues të Allegrit dhe konsiderohet i rëndësishëm për ekipin.
“Mario Mandzukic pësoi dëmtim natën e kaluar dhe duhet ekzaminimi i tij që të vendoset përfundimisht do luajë apo jo” thuhet në njoftimin e klubit bardhezi.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: