Barcelona humbet Ousmane Dembele për shkak të lëndimit në pjesën e parë të ndeshjes së sotme në La Liga kundër Girona.

Dembele ishte edhe në formacionin startues, por qëndroi vetëm 25 minuta në fushë në Estadi Montilivi pasi nuk mundi të vazhdonte më dhe kërkoi zëvendësim.

Sulmuesi dukej se kishte dëmtuar kofshën e djathtë dhe u zëvendësua nga Pedri.

Barcelona shpreson që problemi të mos jetë shumë serioz pasi Dembele ka qenë një lojtar kyç këtë sezon duke u rikthyer kështu në formën e tij më të mirë.

Francezi dukej se i kishte lënë pas problemet e tij me lëndimet, duke u aktivizuar rregullimisht dhe duke luajtur pothuajse çdo ndeshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: