Një lajm i hidhur vjen nga socialistët. Kryetarja e FRESSH në Njësinë nr.6 në Tiranë, Rajselda Hamza, është ndarë nga jeta në një moshë shumë të re.

Lajmi është bërë i ditur nga miq dhe kolegë të saj në rrjetet sociale, të cilët përcjellin mesazhi ngushëllimi për humbjen e aktivistes së PS.

Mes mesazheve të shumta është edhe ai i deputetit të Partisë Socialiste, Eljo Hysko, i cili shkruan se nuk e beson ende që Hamza të ketë ikur nga kjo botë.

Nuk dihet me saktësi se cila ka qenë arsyeja e ndarjes nga jeta parakohe të aktivistes socialiste në Tiranë. Përcjellja e saj për në banesën e fundit do të bëhet sot, e hënë, 15 korrik.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb