Një fluskë sapuni e konsideroi kryetarja e komisionit të medias,Fatjona Dhimitri përfundimin e raportit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Me tone të ashpra në parlament, Dhimtri u shpreh se Presidenti i Republikës, në dekretet e tij ka vepruar në mbrojtje dhe respekt të kushtetutës.

“Dekretet presidenciale që ju gjykoni mund të mos i pëlqejnë qeverisë apo z. kryeministër, por pyetja është a kemi ne një ndarje pushtetesh në Shqipëri? Apo Shqipëria për shkak të mendësive totalitare po shkon drejt asaj që ndarjen e pushteteve ta quajë tradhti dhe krim. Ndarja e pushteteve nuk manifestohet as në përqafimet as në drekat e darkat secrete dhe as në unitetin midis kryeministrit dhe Presidentit si dikur.

Kjo do të ishte monizëm dhe totalitarizëm. Presidenti i Republikës, në dekretet e tij ka vepruar në mbrojtje dhe respekt të kushtetutës. Komisioni hetimor rezultoi një fluskë sapuni ashtu sic është proapaganda e Edi Ramës për të minuar pushtetet në këto 7 vite qeverisje.”-u shreh Dhimitri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb