Një pyetje për miqtë tuaj që kanë qejf të pinë: Cila është birra më popullore në botë? Bud Light? Budweiser? Një dekadë më parë, këto do të ishin përgjigjet e duhura, por paraja ka lëvizur. Birra më popullore në botë deri në dy vitet e fundit ishte Snow nga Kina, vendi-mbret i birrës. S’keni dëgjuar kurrë për të? E dyta vjen Bud Light dhe e treta, Tsingato. Budweiser vjen si gjithnjë e katërta.

Kina do të bëhet ekonomia më e madhe në botë brenda dekadës tjetër duke përdorur një metodë, që merr në konsideratë fuqinë blerëse. Ajo mund ta tejkalojë SHBA-në që këtë vit. Kështu, nëse SHBA-ja akoma ka numrin më të lartë të birrave për person, Kina tashmë është mbreti i birrës kur vjen puna për konsumin e përgjithshëm.

Dhjetë birrat më të shitura në botë në 2013-ën qenë:
1. Snow
2. Tsingtao
3. Bud Light
4. Budweiser
5. Skol
6. Yanjing
7. Heineken
8. Harbin
9. Brahma
10. Coors Light

Duhet pasur parasysh se ato janë shumë popullore, por jo domosdoshmërisht të këndshme.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: