Autoritetet e SHBA i kanë bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestat për George Floyd që të testohen për COVID-19.

Në 10 ditë protesta, pjesëmarrësit nuk kanë mbajtur asnjë distancë fizike dhe nuk kanë respektuar protokollet e sigurisë shëndetësor prandaj dhe autoritetet i druhen një përhapje të COVID-19.

Guvernatori i Neë York, Andrës Cuomo ka thënë se po hapen tashmë 15 qendra të reja testimi dhe fton qytetarët të testohen për COVID-19.

SHBA vijon të mbetet vendi më i goditur nga koronavirusi me 118 mijë e 437 viktima si dhe me rreth 2 milionë të infektuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb