TIRANE – Martesa është një moment i rëndësishëm i jetës sonë. Ndaj a jeni të sigurta që të bëni hapin e madh? Ja atëherë dhjetë pyetjet që duhet t’ia bëni vetes për të qenë sa më të vendosura se po bëni zgjedhjen e duhur.

Pas një jete në kërkim të shpirtit binjak, më në fund keni gjetur personin e duhur, keni vendosur të martoheni dhe të ndërtoni një familje me të. Por, përpara se të bëni hapin e madh dhe t’i premtoni dashuri e besnikëri të përjetshme partnerit tuaj, bëjini vetes një seri pyetjesh për të kuptuar nëse bëhet vërtet fjalë për dashuri të vërtetë. Reflektoni mirë: A është mashkulli juaj personi që doni të keni përkrah jush gjatë gjithë jetës?

Është e nevojshme që të jeni të sigurt se mund të përballoni çdo gabim, keqkuptim ose problem të jetës së bashku, duke u mbajtur për dore, pa humbur kurrë buzëqeshjen dhe qetësinë. Shpirti binjak duhet t’ju pranojë dhe t’ju respektojë për atë që jeni. Askush nuk ka të drejtë që t’ju ndryshojë. Pranoni vetëm kritikat pozitive, që ju nxisin për të arritur dëshirat tuaja më të thella

1. A i njihni dhe i pranoni të gjitha defektet e tij?
Të jetosh përditë pranë një personi për dekada me radhë duhet të dini çdo gjë rreth tij. Defektet janë gjëja më e vështirë që duhen duruar nga partneri: rrëmujën, dembelizmin, pakënaqësinë ose mungesën e përgjegjësisë. Ndaj, a jeni të sigurta se njihni gjithçka mbi burrin tuaj të ardhshëm? Të gjithë kanë defektet e tyre, por e rëndësishme është që të kuptoni nëse jeni të afta të “duroni” për një jetë të tërë anët negative të shpirtit tuaj binjak.

2. A ju bën të lumtur?
Ndjenjat dhe plotësia janë çelësi i një raporti perfekt. Nuk bëhet fjalë vetëm që të qeshni dhe të kaloni bashkë momente të bukura, në mënyrë që të bëni hapin e madh të martesës. Është e nevojshme që të jeni të sigurt se mund të përballoni çdo gabim, keqkuptim ose problem të jetës së bashku, duke u mbajtur për dore, pa humbur kurrë buzëqeshjen dhe qetësinë.

3. A jeni ende e rrethuar nga miqtë tuaj?
Kur marrëdhënia është ajo e duhura, mirëqenia juaj reflekton edhe në botën që ju rrethon. Të fejoheni nuk do të thotë që të humbni çdo miqësi dhe çdo raport social, por të ndani lumturinë tuaj me personat e dashur. Krijimi i një raporti të veçantë dhe të shkëputur nga pjesa tjetër e botës duhet t’ju bëjë që të mendoni: jeni vërtet të kënaqura se keni hequr dorë nga miqësitë e vjetra?

4. Ka komunikim në çift?
Komunikimi dhe shprehja e nevojave është thelbësore për një çift. Me partnerin që keni vendosur të martoheni, duhet të jeni të afta që të shpreheni lirisht dhe me ndershmëri, pa pasur frikë nga pasojat e mundshme të fjalëve tuaja.

5. A beson ai në ju apo do që t’ju ndryshojë?
Shpirti binjak duhet t’ju pranojë dhe t’ju respektojë për atë që jeni. Askush nuk ka të drejtë që t’ju ndryshojë. Pranoni vetëm kritikat pozitive, të cilat ju nxisin për të arritur dëshirat tuaja më të thella.

6. A janë prindërit e tij të mërzitshëm?
Familja dhe veçanërisht prindërit e partnerit shpesh kanë tendencë që të jenë të bezdisshëm, duke shkaktuar probleme të shumta rreth çiftit. Ndaj, bëjani pyetjet vetes: A keni një marrëdhënie të mirë me ta? A jeni të gatshëm që të pranoni praninë e tyre të vazhdueshme? As gjithë dashuria e botës nuk mund të mjaftojë nëse në këto drejtime gjërat nuk shkojnë mirë!

7. A ndan me ju idetë e tij për krijimin e një familjeje së bashku?
Të pasurit e një marrëdhënieje të qëndrueshme nuk do të thotë vetëm që të kaloni momente të bukura bashkë, por edhe të ndani të njëjtat ide për familjen që do të krijoni së bashku. Ju dëshironi të bëni një fëmijë dhe ai nuk do t’ia dijë aspak? Kini kujdes dhe reflektoni: sa më gjatë të vazhdojë kjo mospërputhje mendimi, aq më shumë probleme do të keni në raportin tuaj çift.

8. Si organizoheni ekonomikisht?
Martesa dhe krijimi i një familjeje do të thotë edhe përgjegjësi ekonomike. Nëse keni programuar çdo detaj të vogël të jetës suaj së bashku, përfshirë edhe ndarjen e parave, atëherë do të thotë se keni gjetur vërtet personin e duhur.

9. Do të shkoni të jetoni në një vend që ju pëlqen të dyve?
Sigurisht, nëse do të martoheni, do të thotë që të jetoni së bashku. Por a jeni mësuar me nevojat e tij ose a ju pëlqen vërtet vendi në të cilin do të transferoheni? Të shpërnguleni nga qyteti në një provincë ose e kundërta, mund t’ju krijojë shumë probleme. Zakonet dhe stili i jetës ndryshon rrënjësisht: a jeni të gatshme t’i pranoni?

10. A keni dëshirë që të plakeni me të?
Bëjani pyetjen vetes se si do të dukeni pas 30 vjetësh dhe nëse e imagjinoni veten ende pranë tij, ndoshta me flokë të bardhë dhe ndonjë rrudhë më shumë, por gjithmonë të lumtur.
Nëse ndiheni mirë në të gjitha aspektet e përmendura në pyetjet që duhet t’ia bëni vetes, atëherë mos prisni më, por martohuni dhe jetoni të lumtur!

(er.nu/shqip/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: