Gazetari Sokol Balla në promovimin e librit të tij më të fundit ‘’Dëshmia e Puçit’’ botuar nga UET Press, ka dhënë refleksionet e tij mbi ngjarjen e bujshme të ’21 janarit’ dhe politikën shqiptare në 20-vjeçarin e fundit.

Balla thotë se politikanët shqiptarë sot i ka ndarë një vijë që dallon ata që kanë vrarë për pushtet dhe ata që s’kanë vrarë për pushtet apo për të mbajtur pushtetit.

Sipas tij më të mirë janë ata politikanë që nuk vrasin për pushtet. Po ashtu ai thotë se në vitin 2011 kur ndodhi 21 janari politikanë i kanë marrë mendime e opinone, dhe ai ka dhënë gjithmonë këshilla që vendi mos shkojë në drejtim të gabuar.

”Publiku i gjerë e di që jo vetëm e di që sjam unë por e di kush është eminenca gri. Jam 29 vjet në profesion. Kam shkruar për 21 janarin, dhe kam përmendur komunikimet që kam bërë në këtë vit dhe këto ngjarje.

Ne jemi gazetarë dhe kemi komunikime me të gjithë faktorët, personazhet politike në vend, të cilët jo rrallë do thoja unë, apo shpesh kërkojnë herë pas here mendime dhe opinione.

Besoj është shumë mirë që e bëjnë, jo vetëm me mua e bëjnë me shumë kolegë. Ne jemi matësit apo testuesit e opinionit publik, majtas, djathtas, liberal, konservator apo ekstremist. Nuk e shoh veten, dhe besoj nuk jam i tillë. Zakonisht politikanët kërkojnë mendim, kur gjenden në dilema apo pozicione kur kanë frikë të bëjnë gabim. Shumë mirë që pyesin para gabimit, se sa pas gabimit të pyesin si të dalin nga gabim.

Këshillat i kam dhënë që vendi mos dalë në drejtim të gabuar. Që vendi mos shkojë në ekstremitete, në rastin kur Rama kandidonte për herë të katërt, në rastin kur elektoratin e çon në betejë politike, s’ka si të çosh elektoraltin aty, dhe gjenerali të shohë me dylbi.

Politika përdor oligarkët për qëllimet e tyre. Rreziku ekziston gjithmonë, por mos harro e njëjta gjë ndodh në Itali, e njëjta gjë mund të thuhet për SHBA. Nuk mendoj që në Shqipëri jemi në këtë situatë, nëse dikush një biznesmen, operon përtej caqeve që ne i quajmë të pranueshme nga pikëpamje etike, territorin ia hap politika jo ata vet. Nuk ka biznesmen të thotë nuk fitoj 1 miliardë, por 1 milion.

Berisha është përdorur o nga njëra palë, o nga tjetra, dhe ka nxjerrë përfitimet e veta, për interesat e veta. Si ato të prillit 2008. Ndodhën 1 muaj pas Gërdecit. Shumë e thjeshtë, më i mirë është ai që nuk të vret për pushtet.

Vija ku ata janë ndarë, është midis atyre që vrasin për pushtetin apo për të ardhur në pushtet, dhe atyre që nuk vrasin. Kërkesë minimaliste, që mbizotëron, kur shkojmë në zgjedhje nuk votojmë të mirën më të madhe por të keqen më të vogël.”- tha Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb