Koreja e Veriut shënon nesër 10-vjetorin e vdekjes së ish-liderit të saj, Kim Jong-il. Gjatë periudhës së zisë 11 ditore do të ketë shumë ndalime për qytetarët, ndër të cilat do të jetë ndalimi i të qeshurave, pazari dhe pirja e alkoolit.

Kim Jong-il ishte lideri suprem i Koresë së Veriut nga viti 1994 deri në vitin 2011, kur vdiq në moshën 70-vjeçare dhe u pasua nga djali i tij më i vogël Kim Jong-un.
Edhe pse qeveria e Koresë së Veriut është duke mbajtur zi 10-ditore, këtë vit kjo periudhë është zgjatur edhe për 24 orë të tjera për të shënuar dhjetëvjetorin e vdekjes së ish-liderit.

Një korean nga qyteti Sinui në kufirin verilindor tha se “gjatë periudhës së zisë, ata nuk lejohen të pinë alkool, të qeshin apo të angazhohen në aktivitete të kohës së lirë”.
Ata shpjeguan se shumë aktivitete janë të ndaluara, veçanërisht në ditën e përvjetorit, kur ndalohen edhe blerjet ushqimore.

“Në të kaluarën, shumë njerëz që u kapën të dehur gjatë periudhës së zisë u arrestuan dhe trajtoheshin si kriminelë ideologjikë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb