LEZHË- Dhjetëra banorë të Torovicës janë larguar nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së. Sipas të dhënave janë rreth 50 familje nga ky fshat që kanë emigruar dhe kërkojnë azil ekonomik për shkak të varfërisë. Kreu i komunës së Balldrenit, Zef Doçi thotë se situata është tepër shqetësues dhe i bën apel qeverisë të zgjidhë këtë problem.

Vetë banorët deklarojnë se janë të detyruar të largohen për shkak të kushteve të vështira dhe problemeve ekonomike. Torovica është një nga fshatrat më të varfra në Lezhë dhe të ardhurat janë kryesisht nga bujqësia e blegtoria.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: