Dhjetëra kolonë izraelitë kanë hyrë me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aqsa të Kudsit.

Drejtoria e Vakëfit në Kuds në një deklaratë të shkurtër tha se “185 kolonë mësynë xhaminë këtë mëngjes”.

Në mesin e ndërhyrësve ishte një ish-anëtar izraelit i Knesset-it, Rabini Yehudah Glick.

Pritet që një numër i banorëve të tjerë të mësyjnë xhaminë pas namazit të drekës.

Që nga viti 2003, Izraeli ka lejuar kolonët në kompleks pothuajse çdo ditë.​​​​​​​//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb