TIRANE – Dhjetëra qytetarë presin në radhë në njësinë bashkiake Nr.2 në kryeqytet, për të marrë pagesat e kempit. Qytetarët thonë se duhet t’i kishin marrë pagesat që në datën 24 dhjetor, por askush nuk u kthen përgjigje për shkaqet e vonesës.

“Vijmë përditë interesohemi për pagesat. Nuk na kthejnë asnjë përgjigje. Jemi pa punë, na duhen paratë.”- shprehen qytetarët.

Ata thonë se gjithmonë i marrin me vonesë pagesat e kempit, por të paktën në ditët e festave autoritetet duhet tu vinin në ndihmë, duke u dhënë në kohë paratë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: