Teksa rreth 400 qytetarë përfunduan në spital pasi shfaqën shenja helmimi, aktualisht qyteti i Krujës nuk ka ujë të pijshëm. Në një lidhje direkte nga spitali i Krujës, gazetari i ‘News24’ Erjon Skëndaj raportoi se pacientët kanë shfaqur probleme gastroinenstinale.

Sipas tij simptomat janë diarre, të vjella dhe dhimbje koke, ndërsa fatmirësisht format e sëmundjes kanë qenë të lehta. Po ashtu Skëndaj tha se deri më tani 370 persona kanë marrë trajtim mjekësor. Po ashtu Skëndaj tha se në spital rikthehen për të marrë mjekim për këto shqetësime moshat e treta dhe ata që vuajnë nga sëmundjet kronike.

Gjatë ditës së sotme është folur për një mundësi të përzierjes së ujerave të bardha dhe atyre të zeza, ndërsa ISHP ka marrë mostrat e ujit. Nga ana tjetër ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se hetimi është shtrirë në disa pista, ndërsa një prej tyre që duhet të merret në konsideratë është dhe sasia e klorit të përdorur në ujë.

Skëndaj tha mes të tjerash se bashkia e Krujës do të furnizojë qytetarët me autobote. Ndërkohë, 3 deputete të PD-së kanë shkuar për të parë nga afër personat e shtruar në spital.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: