Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa ka reaguar në lidhje me aksionin për shembjen e paligjshme të Prestige Resort.

Softa përmes një mesazhi në “Facebook”, shtron disa pyetje interesante duke ngritur dyshimet, ku mes të tjerash është; se kujt i duhet ajo vijë bregdetare?!.

REAGIMI I SOFTËS
#Dhjetorët sjellin gjithmonë ndryshime!
Në kulmin e zhvillimeve politike, sociale , krijohen situata të pa nevojshme konfliktesh. Përseri rrethim i resortit të famshëm dhe më të bukurit të Adriatikut Shqiptar, #Resort Prestige në Golem-Kavaje.
Pesë ditë para disa momenteve më të rëndësishme të vitit, ardhja e #Elites Europiane ne Tirane per Ballkanin Perendimor dhe #Protesta e paralajmeruar e Opozites, vendimi i Apelit per PD e Bashes apo Berishes dhe organizim dhe pergatitje e Policise Shqiptare per te siguruar mbarevajtjen dhe sigurimin e perimetrit te sigurise te ketij eventi, më i madhi i organizuar në vendin tonë.
Duan ta prishin resortin pikerisht me date 1 Dhjetor 2022? Çfare po pergatitet? Pse media nuk lejohet te filmoj dhe trasmetoj? #Kujt i duhet ajo hapsire bregdeti?!
Ky vit ka qenë i mbushur me shumë ngjarje të rënda, shumë i ngarkuar, largime masive të shqiptareve.
Në qendër te Tiranes ndertimet pa leje qe konstatuan i kerkohet te paguajne, ne kete Resort te bukur te Adriatikut, nuk është e njëjta sjellje, perkundrazi perqendrohen aq shume forca dhe mjete sa te duket si nje parade force!
Pse kaq shume mllef?! Çfare nuk shkon?
Ështe resorti, apo pronari dhe media e fuqishme Neës24?
#Resorti êshtë aty, jepini mbrojtjen ligjore! Shume ngut ka ky viti i fundit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb