Dhoma Amerikane Tregtisë ka zhvilluar një forum biznesi me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.

Në takim gjithashtu të pranishëm ishin ekspertëve të drejtorive dhe të AmCham.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço gjatë fjalës së tij tha se vizioni është i qartë, që vendi të ketë eksporte gjithmonë e më të fuqishme.

“Është e qartë që ne kemi pasur një bashkëpunim që në thelb ka komunikim dhe mendje të hapur për çështjet e rëndësishme. Koordinimi dhe komunikimi me institucionin e doganave ka qenë shumë i mirë. Dikush më parë më ka thënë se jemi bërë pak të mërzitshëm…dhe kur lexova raportin një nga çështjet që vijon të jetë çmimi i referencave, dhe kjo kërkon zgjidhje dhe vizioni ynë është që të eliminohen përfundimisht. Vizioni ynë është të kemi eksporte gjithmonë e më të fuqishme shqiptare. Institucioni i doganave luan këtu një rol të rëndësishëm”, tha ai.

Fjala e Presidentit të AmCham në Forumin e Dhomës Amerikane me Doganat:

Është kënaqësi që prej disa vitesh vijojmë të diskutojmë çështjet me Doganat. Para se të vija këtu po lexoja një raport të detajuar në lidhje me marrëdhëniet dhe çështjet që ne kemi me Doganat, dhe kisha dy mendime të ndryshme.

E para, dua të theksoj që është shumë e qartë ndër këto vite që ne kemi pasur një bashkëpunim gjithmonë e më të mirë me institucionin e doganave. Një bashkëpunim i cili ka në thelb – një komunikm profesional dhe mendje të hapur për të zgjidhur disa nga çështjet tona më të rëndësishme. Por gjithashtu flet edhe mbi vullnetin që drejtuesi dhe institucioni ka për të zgjidhur çështje të anëtarëve tanë.

Në të njëjtën kohë, kam kënaqësi që kam vënë re që doganat sot bashkëpunojnë me disa nga institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare si Banka Botërore dhe kanë ndërmarrë reforma ë rëndësishme në përmirësimin e sistemit të tyre. Mendoj që këto reforma do të japin rezultatet e tyre në vijim, ne jemi mbështetës dhe urojmë sukses sa më të madh sepse do të jetë në dobi të anëtarëve tanë.

Me këtë rast, dua të them se koordinimi me institucionin e doganave për ne është shumë i rëndësishëm.

Por nga ana tjetër, kisha dhe një mendim ndryshe,

Disa ditë më përpara, nga komunikimet që kisha me gazetarët dikush më tha: ‘zoti Jaço jeni bërë pak i mërzitshëm, sepse janë pak a shumë të njëjtat gjëra që keni diskutuar edhe dy vite më parë’. Dhe kur po lexoja raportin vura re se një nga çështjet kryesore për të cilat do flitet pak më vonë vazhdon të jetë çmimi i referencave dhe kjo është një çështje e cila përfundimisht do një zgjidhje.

Vizioni jonë është ndryshe, vizioni jonë është që çmimet e referencave të eliminohen krejtësisht sepse janë metoda të vjetra dhe të prapambetura.

Vizioni i AmCham në lidhje me tregtinë parashikon shkëmbimin e mallrave në mënyrë sa më të lehtë sa më  sigurtë – dhe doganat janë institucioni kryesor që e bëjnë këtë të mundshëm.

Unë e kam shumë të lehtë ta konstatoj por duhet një punë shumë e madhe nga donagat që ta sigurojnë këtë.

Vizioni jonë është që të kemi eksporte më të fuqishme shqiptare. Disa nga ju këtu keni produke vërtetë me cilësi që mund të konkurrojnë në tregje globale – oportuniteti i të cilave është bërë akoma më i madh në ditët e sotme në kushtet e presioneve globale, luftës në Ukrainë etj. Edhe njëherë institucioni i doganave luan një rol shumë të rëndësishëm këtu.

Por gjithashtu edhe tregtia elektronike është në qendër të vizionit tonë ashtu si edhe procedurat e lehtësuara elektronike – jam i bindur që janë gjithashtu edhe në vizionin e doganave.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb