Dhoma e Tregtisë së Shqipërisë u mblodh më 25 janar, në një mbrëmje gala për të ndarë çmimet e përvitshme për bizneset të cilat kanë performuar më mirë gjatë vitit 2022.

Një ndër tematikat mbi të cilat Dhoma e Tregtisë përzgjedh biznesin e vlerësuar është Inovacioni & Teknologjia. Në këtë edicion, çmimi shkoi për Porsche Albania dhe aplikacionin e saj “Makina Ime”, aplikacioni i parë dhe i vetëm që ofron çdo gjë rreth mobilitetit. Ky koncesionar përfaqëson markat më të dashura për shqiptarët dhe disa nga shtëpitë e risive në industrinë automotive në botë si: Audi, Volskwagen, Skoda, Seat.

E krijuar në vitin 2015, aplikacioni “Makina Ime” është një platformë unike në tregun automotive shqiptar, i cili ofron lehtësi dhe zgjidhje nga më të ndryshme për zotëruesit e mjeteve dhe për të gjithë ata që duan të përditësohen me të rejat e fundit nga tregu automobilistik duke u kthyer në partnerin kryesor në levizëshmëri. Ai numëron aktualisht mbi 100.000 shkarkime dhe përdoret në mënyrë të përditshme nga thuajse të gjithë përdoruesit e tij. Në këtë platformë ata përditësohen mbi shërbimet që mjeti I tyre ka nevojë, mbi ofertat më të mira për modelet më cilësore të reja dhe të përdorura si dhe lehtësi në një seri procedurash vjetore, të cilat kursejnë kohën që natyralisht do u kushtonte duke mos përdorur “Makina Ime”.

I pranishëm në ceremoninë e ndarjeve të çmimeve ishte edhe Drejtori Ekzekutiv i Porsche Albania, Z. Gentian Bushati i cili shprehu mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të ofruar nga Dhoma e Tregtisë, në përpjekjet e përbashkëta për ta sjell realitetin shqiptar më pranë risive më të fundit ndërkombëtare.

Ai u shpreh gjithashtu se merita e këtij vlerësimi i shkon të gjithë mëndjeve dhe zemrave që i janë dedikuar aplikacionit “Makina Ime”, por falenderimi i veçantë i shkon të gjithë klientëve që besuan dhe qëndruan besnik përgjatë gjithë këtij udhëtimi vizionar.

“Në fund të ditës angazhimi i tyre është validimi dhe motivimi ynë më i madh për të vazhduar për të investuar energji dhe burime financiare. Me bindje të plotë konstatoj se ata janë guximtarët dhe vizionarët e inovacionit dhe gjithçka çfarë ne mund të bëjmë është të ndërtojmë infrastrukturën e duhur për t’i dhënë jetë vizionit të tyre për inovacionin, të integruar sa më lehtësisht me të përditshmen.” – Gentian Bushati, Porsche Albania.

Capture
Capture

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb