TURQI

Almeda dhe Tolgahan nuk po na mbajnë asgjë të fshehtë nga pritja e ëmbël. Çifti do të bëhen me një vajzë dhe duke qenë se vogëlushja është rrugës ata kanë rregulluar sot dhomën e saj.

Mobilje të bardhadhe një tavan blu me yje shihet në pamjet e publikuara nga Almeda, e cila shprehet e emocionuar për këtë etapë të re.

“Shumë e emocionuar”-shkruan prezantuesja teksa ka filmuar veten e Tolgahanin duke rregulluar krevatin e vogëlushes. Çifti ka vendosur që vajzën ta quajë Alina, një emër të cilën Almeda e kishte menduar prej kohësh.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: