Në rrugëtimin e saj që është duke bërë në të gjithë Shqipërinë Dhoma Kombëtare e Zejtarisë është ndalur këtë herë në Lezhë ku i akordoi titullin “Mjeshtër” në fushën e kulinarisë kuzhinierit të këtij qyteti Hysen Selmanit.

Dhoma kombëtare e Zejtarisë ka për synim të përkrahë profesionistet në të gjithë Shqipërinë, stimulimin dhe financimin e tyre, një gjë e munguar në të kaluarën. Përvoja shumëvjeçare, njohuritë dhe aftësitë profesionale në fushën e kulinarisë të mjeshtrit të ri të këtij qyteti, shërbejnë edhe si një kontribut për qytetin e Lezhës, duke i shtuar turistët që zgjedhin ta vizitojnë atë për larmishmerinë e gatimeve.

Qyteti i Lezhës është kthyer në simbolin e gatimeve tradicionale si dhe për risitë në fushën e kulinarisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb