Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë publikuar në faqen zyrtare të saj dosjen e plotë me të gjitha aktakuzat ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veseli e Rexhep Selimit.

Në pikat e aktakuzës, për të cilat ish-krerët e UÇK-së i dërguan në fillim të muajit nëntor në Hagë, janë për vrasje, tortura e krime në fshtatëra të ndryshme si, Likoc, Jabllanicë, Llapushnik, Malishevë, Bajgorë, Volljakë, Drenoc etj.

Janë plot 235 faqe, me vende e data, ndërmjet muajit Prill dhe fundit të Korrikut 1998, të paktën 13 individë u morën në paraburgim nga anëtarët e UÇK-së në kompleksin e kazermave të ruajtura të UÇK-së me një shtëpi me katër dhoma, në dalje të Jabllanicës.

Po ashtu në këtë aktakuzë përmendet edhe emri i Shqipërisë ku nga prilli i 1998-s deri në gusht të 1999-s dyshohet se janë kryer krime ndaj të paktën 392 individëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb