Zv/Kryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, tifoz futbolli dhe më konkretisht i Partizanit, nuk ka mundur dot të distancohet pas skandalit në Kamëz, ku u rrah barbarisht gjyqtari nga kolegjiumi i Lezhës, Eldorian Hamiti. Ndonëse në postimin e tij flet dhe për Juventusin, Braçe e mbyll me ngjarjen e turpshme të Kamzës

E bëri në Madrid! E bëri dhe sot ne Napoli!

Rishiheni ndeshjen: Të katër mbrojtësit e Napolit luajtën pa kundërshtarë gjithë ndeshjen. I vetmi në sulm e i vetmi duke mbrojtur përballë tyre ishte Ronaldo.

Përse? Sepse Juventus refuzon të luajë futboll. Eeeeeej ka mbajtur topin veç 32%! Kuuuuuuuuulmiiiiiiiiiii! Ndërkohë, #KYGOMAR as që e kupton, zero!

Ka edhe më shumë, #KYGOMAR ka në ekip njërin nga dy lojtarët më të mirë në bote dhe prej 6 muajsh nuk e fut në lojë, nuk gjen kush duhet t’i shërbeje, nuk e çon dot te goli.

19 golat e #Ronaldos deri tani janë thjeshtë vepër e tij. #KYGOMAR nuk di si ta përdorë!

Tani, nga Napoli ne Kamëz. Po shoh pamjet e asaj ç’paska ndodhur ne një ndeshje futbolli në këtë futbollin tonë. Çfarë turpi! Çfarë turpi! Të gjitha palët e përfshira sot janë zhytur në turp!

Produkt i asaj që është ndërtuar deri më sot nga të gjithë bashkë në këtë futboll. Është futbolli i këtyre!

Një ide kam tani:

LIGJI! VETËM LIGJI MBI TË GJITHË
RIKTHEN FUTBOLLIN SPORT!
ARRESTIMI NUK MJAFTON!
SHPORRINI!

Te pakten sport! Ekonomi as që bëhet fjalë, por sport të paktën”, shkruan Braçe.

52518103 1980699268903711 6009030353753210880 N
52518103 1980699268903711 6009030353753210880 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb