TIRANE- Një ditë pasi një mësues në Ostren të Dibrës ka dhunuar disa nxënës pasi ishte në gjendje të dehur, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me drejtorët e Arsimit në mbarë vendin.

Ministrja Nikolla ka kërkuar që të bëhet inspektim në të gjitha shkollat, e konkretisht në ato të Qarkut të Dibrës.

Duke theksuar që të mos tolerohet dhuna në shkolla, ministrja e Arsimit i ka kërkuar drejtorëve të Drejtorive Arsimore Rajonale që të informojnë për gjendjen dhe problematikat.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: