Dhuna që pushtoi kryeqytetin shqiptar mbrëmjen e kaluar ka shkaktuar dhe lëndime fizike për dhjetëra persona, efektivë policie, por edhe tifozë. Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se në Spitalin e Traumës, gjatë mbrëmjes dhe natës janë paraqitur 30 persona të dëmtuar, nga të cilët 20 efektivë policie.

Të lënduarit kanë pasur kryesisht dëmtime të lehta. Ata janë trajtuar, observuar dhe më pas përcjellë me këshillat përkatëse. Aktualisht në spital nuk ndodhet asnjë i dëmtuar.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb