Zbardhen të tjera detaje nga dhuna ndaj 3 shqiptarëve dje në Malin e Zi. Njëri prej të dhunuarve ishte dhe Doris Kopaçi, ku familja e 25-vjeçarit është shprehur jashtë kamerave se djali i tyre ishte nisur për të punuar në Gjermani për shkak të kushteve tejet të vështira, por fatkeqësisht rrugës kishte ndodhur incidenti.

Ata thonë se djali i tyre ndodhej në sediljen e pasme të automjetit kur ka ndodhur ngjarja dhe ka refuzuar të dalë nga mjeti në momentin kur agresorët i janë drejtuar makinës.

Familjarët ishin tepër të shqetësuar për këtë situatë madje nuk kanë dashur të flasin përpara kamerave, sipas tyre ata kanë kontaktuar me 25-vjeçarin, i cili u ka thënë se po kthehet në shtëpi pas kryerjes të të gjitha procedurave.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se është kontaktuar në telefon vetë shtetasi Doris Kopaçi, por refuzoi kontaktin me mediat, teksa shpjegoi se tashmë autoritetet e Malit te Zi dhe të Shqipërisë do ta hetojnë këtë rast.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb