Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji reagoi ditën e sotme në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë protestës së sotme, teksa e cilësoi atë si kriminale, burracakërore dhe që cënon thelbësisht balancat e brishta në vend.

Salianji shkroi më tej se në pushtet i korruptuar dhe kriminalizuar në çdo qelizë, keqpërdor gjithçka për të mbrojtur pushtetin dhe pasuritë e vëna në kurriz të qytetarëve dhe se zëri i Berishës sot ishte shqetësues për Edi Ramën dhe çdo rast ai ka reaguar me dhunë ndaj kujtdo që i cenon pushtetin kriminal.

Sipas tij Rama ka orkestruar dhe frymëzuar dhunë gjatë gjithë kohës, dhunë verbale ndaj deputeteve ne parlament, dhunë ndaj mediave, tritol ndaj fjalës së lirë, kriminelë përballë çdo alternative zgjedhore, dhunim me heqje nga puna, gjoba, goditje, gjithçka, e sotmja kaloi çdo limit

Postimi i plotë:

Dhuna e ushtruar ndaj Prof. Dok. Sali Berishës është kriminale, burracakërore dhe që cënon thelbësisht balancat e brishta në këtë vend!

Një pushtet i korruptuar dhe kriminalizuar në cdo qelizë, keqpërdor gjithçka për të mbrojtur pushtetin dhe pasuritë e vëna në kurriz të qytetarëve!

Zëri i Berishës sot ishte shqetesues për Edi Ramën dhe cdo rast Edi Rama ka reaguar me dhunë ndaj kujtdo që i cenon pushtetin kriminal.

Ka orkestruar dhe frymezuar dhunë gjatë gjithë kohës, dhunë verbale ndaj deputeteve ne parlament, dhunë ndaj mediave, tritol ndaj fjalës së lirë, kriminelë përballë cdo alternative zgjedhore, dhunim me heqje nga puna, gjoba, goditje, gjithçka, e sotmja kaloi çdo limit!

Shqipëria duhet të pêrballet me regjimin!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: