TIRANE

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me dhunën e ushtruar ndaj sekretarit organizativ të PD, Sahit Dollapi nga forcat e rendit si edhe ish deputetes Albana Vokshi.

“Dhuna shtazarake e përdorur ndaj sekretarit organizativ të PD z. Sahit Dollapi dhe znj. Albana Vokshi tregon qartë frikën dhe tmerrin që ka zënë këtë qeveri të inkriminuar. Asnjë deklaratë e blerë apo e sponsorizuar me paratë e drogës nuk e mbulon dot këtë krim që po ushtrohet ndaj çdo qytetari të Tiranës, pjesmarrës në protestë apo jo.”-shkruan Kryemadhi ndërsa shton se përgjegjësit do të mbajnë përgjegjësi.

“Përgjegjësit dhe ushtruesit e kësaj dhune shtetërore, me frymëzimin dhe nën urdhërat e Edi Ramës dhe bandës së tij, do të mbajë përgjegjësi deri në fund.

As dhuna fizike, as gazi helmues, as deklaratat e sponsorizuara në mbrojtje të saj nuk mund të mposhtë qëndresën e qytetarëve për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Për një Shqipëri demokratike dhe evropiane. Asnjë hap pas!”- përfundon Kryemadhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb