TIRANË- Shoqëria civile ka organizuar një protestë sot pranë kryesisë së Kuvendit si reagim pas skandalit të dhunimit të një fëmije 3-vjeçar në një kopsht privat nga administratorja. Dhjetëra prindër janë mbledhur për t’i thënë “Stop!” dhunës ndaj fëmijëve.

“Stop, jo vetëm dhunës në çerdhe, kopshte e shkolla, por stop dhunës ndaj çdo fëmije. Ministria e arsimit të zbatojë ligjin dhe të mbrojë fëmijët”, kanë deklaruar prindërit që merrnin pjesë në protestë.

Me pankarta në duar ata kanë vijuar një marshim nga Kryesia e Kuvendit deri të Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Më 20 qershor emisioni “Stop” publikoi pamjet shokuese të dhunimit të një 3-vjeçari në kopshtin privat “Diren” në Sauk nga vetë pronarja, Anjeza Shabani, e cila u arrestua menjëherë. Sipas dëshmisë së priondërve të vogëlusit dhuna ndaj tij ka zgjatur për të paktën 6 muaj, pasi ata kishin parë shenja në trupin e tij dhe gjendja psikologjike e tij ishte e rënduar. Por së fundmi nuk kanë qenë të rralla rastet e dhunës ndaj fëmijëve, pasi pak javë më parë një skandal që përfshinte fëmijët e jetimores në Shkodër u publikua.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: