VLORE

Gjykata e Vlorës ka lënë në burg një prej vëllezërve Myslymi, të arrestuar për dhunën ndaj gjyqtarit Arqile Basho, ndërsa dy të tjerët në masën e arrestit të shtëpisë. Në seancën e sotme trupi gjykues la në fuqi masën e arrestit me burg për Fatosh Myslymin ndërsa dy vëllezërit e tij, Myslym dhe Elmaz Myslymin lanë qelinë me masën e arrestit në shtëpi.

Në lidhje me ngjarjen ka folur edhe vajza e Myslym Myslimit, Grisejda Myslymi, e cila ngre sërish akuzua për gjyqtarin e Vlorës duke e quajtur të korruptuar dhe se ka marr ryshfet për dhënien e vendimit.

Vajza thotë se familja e saj posedon certifikatën e pronësisë së apartamentit në fjalë, ndërsa firmat përkatëse me pronar të tyre te cilët mbajnë postet publike i kanë përdorur ato për t’i dhënë të drejtë palës e cila bazohet vetëm në kontratë qeraje.

Sipas saj familja posedon te gjitha dokumentat përkatëse që të vërtetoj të kundërtën. Ndërsa çështja do të shkojë sipas saj deri në SPAK.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb