Në emisionin “Në Shënjestër” në News24 me gazetaren Klodiana Lala, po trajtohet fenomeni i dhunës ndaj grave.

Të ftuar në studio ishin avokati Isuf Shehu dhe gazetarja Valbona Sulçe.

Shehu u shpreh se shkak për shifrat e larta të grave të dhunuara, është mungesa e eficencës nga institucionet, referuar këtu sistemit të drejtësisë, një policie e cila sipas ka probleme me inkriminimin dhe një Prokurorie e cila është me kapacitet të përgjysmuar, sidomos ajo e Tiranës.

Ndërkohë gazetarja Sulçe, u shpreh se një nga problemet kryesore është që gratë e denoncojnë shumë vonë dhunën, shpesh duhen edhe dy dekada që kjo të ndodhë.

Sipas saj shkaqet që çojnë në krijimin e një situate të tillë është fakti që gratë kërcënohen më varfëri e paragjykime, shoqëria jonë është një shoqëri që nuk reagon dhe se familjet e origjinës nuk i mbështesin këto gra.

Pjesë nga biseda në studio:

Isuf Shehu: Nuk ka mashkull që nuk ka përjetuar në jetë një dhunë fizike apo verbale. Pra meshkujt dhunën e ushtrojnë edhe ndaj femrave edhe ndaj meshkujve.

Kemi një sistem drejtësie që ende nuk ka përfunduar reformimin, një polici ka që ka probleme me inkriminimin, një prokurori që është e përgjysmuar, mungesë eficence nga strukturat ligjzbatuese.
nëse këto statistikat do ishin në SHBA për shembull do ishte bërë nami nëpër rrugë.

Valbona Sulce: Dhuna ndaj grave është një problem mbarëbotëror, janë shifra që s’janë vetëm për Shqipërinë por për tërë botës, diferenca është në qasjen që shoqëritë kanë ndaj fenomenit.
Nis që nga mësuesit kur nuk respektojnë të drejtat e fëmijëve. Vijmë nga diktatura dhe përvoja negative e përftuar është thjeshtë shpërfaqur. Kemi një ligj kundër dhunës në familje. Nëse nuk do të kishim statistika që s’tregonin se kjo kategori nuk ishte e rrezikuar, nuk do e kishim këtë ligj.
Nuk është se ne nuk e kuptojmë kur një grua është e dhunuar, por jemi indiferentë dhe nuk reagojmë sepse mendojmë se kjo nuk është puna jonë enuk na prek. Kjo nuk është e vërtetë sepse është një rreth ciklik.

Gratë kërkojnë ndihmë shumë vonë, pas 18, 20, 15 vite dhunë. Kjo sepse familjet e origjinës nuk janë mbështetëse, mendojnë se gruaja mban nderin e familjes dhe një grua e divorcuar aq më tepër me fëmijë do ta ketë të vështirë të çajë në jetë dhe bëjnë ç’të munden për ti pajtuar. Kjo edhe kur ka shenja makabre të dhunës siç ishte njëra me shenjë sëpatë, dhe pas rastit të dhunës ajo është rikthyer.

Pamundësia ekonomike kërcënohen me varfëri apo paragjykim. Nuk përzgjidhen për tu punësuar pasi mendohet se do hapen telashe pasi personi mund ti përndjekë.

Klodiana Lala: Cilat janë arsyet që ndikojnë që gratë të denoncojnë dhunën me vonesë?

Valbona Sulce: Një oficer i policisë gjyqësore që thotë këto janë gjëra që ndodhin dhe duhet të kthehesh, pa dyshim që ndikon.

Isuf Shehu: Janë të detyruar të raportojnë menjëherë në prokurori, të bëjnë një ra[port tek eprorët e tyre për dhunën në familje.

Klodiana Lala: kemi edhe rastet kur gratë janë me urdhër mbriojtjeje edhe prap vriten.

Isuf Shehu: I garantohet një vendim gjyqësor, por jo se personit në fjalë i vendoset një polic nga mbrapa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb