NGA MARIGLEN MERTIRI
TIRANË- Shtimi i denoncimeve të grave të dhunuara, nuk do të thotë rritje e dhunës ndaj tyre, për ministrin e Mirëqenies Sociale Blendi Klosi por rritje e ndërgjegjësimit dhe guximit që femrat kanë për të denoncuara rastet e fshehura.

Ambasadori Amerikan Donald Lu çelësin e ndalimit të dhunës e sheh tek përfshirja e meshkujve në sensibilizim dhe ndërgjegjësim dhe të mësuarin e respektit si nocion.

Këto deklarata u bënë gjatë një takimi me studentë të gazetarisë në fakultetin Histori -Filologji në ditën kundër dhunës ndaj grave.

Dhuna ndaj grave gjithnjë e më shumë nuk po pranohet më si fenomen dhe po denoncohet. Shifrat e Ministrisë së Mirëqenies Sociale flasin për rritje të denoncimeve në instancat përkatëse duke shtuar guximin tek gratë për të bërë publik rastet e heshtura. Ndërkohë ambasadori Amerikan kërkoi përfshirjen e meshkujve në fushata ndërgjegjësuese si mundësi e frenimit të këtij fenomeni.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb