Anëtarët e qendrës sociale ditore për të moshuarit e cila menaxhohet nga Këshilli i Qarkut Berat, kanë dhënë “leksion” në qytetin turistik duke mbajtur në duar mesazhe për ndalje të dhunës ndaj gruas.

Të moshuarit me pankarta në duar thonë se mesazhi për 7-8 Marsin është i qartë dhe është për të gjithë shqiptarët: duhet të mësojmë të duam!

“Kush të do, nuk të rreh asnjëherë,” thotë një prej tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Zotërinjtë dhe zonjat e qendrës sociale “Shtëpia e Përbashkët”, nën kujdesin e Këshillit të Qarkut Berat dhe kryetarit të këtij Këshilli, Donald Molishti, ekspozuan pankartat në zonat kryesore të qytetit duke u bashkuar dhe duke ecur së bashku në shëtitoren e Beratit.

“Këta qytetarë të denjë të qytetit tonë dëshirojnë të kontribuojnë gjithmonë me përvojën e jetës së tyre. Ky është një mësim shumë i vyer që na japin dhe ne jemi gjithmonë pranë tyre për t’i mbështetur,” tha z. Molishti.

Dhuna ndaj grave u kthye në temë kryesore duke nisur nga disa ditë më parë me ngjarje të rënda dhune fatale në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb