Kryetarja e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ku u plagosën 25 trupa të KFOR-it.

Me anë të një postimi në Twitter, deputetja britanike ka deklaruar se grupet kriminale të serbëve në veri po paguhen nga shteti serb.

“Inkurajoni këdo që ndjek ngjarjet në Kosovë të lexojë këtë artikull të NYT për Vuçiçin, dhe lidhjet e tij me grupet e krimit të organizuar dhe përdorimin e bandave për të realizuar interesat e tij.
Në veri të Kosovës, bandat serbe po paguhen dhe armatosen me armë nga Beogradi”, ka shkruar Kearns.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb