TIRANE- Një ditë pas dhunës së ushtruar ndaj mjekes së Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, mjekët e këtij shërbimi kanë vendosur të protestojnë duke anuluar operacionet e planifikuara për ditën e sotme.

Sipas tyre, kjo bëhet në shenjë proteste për dhunën ndaj bluzave të bardha.

Një ditë më parë, një paciente e prekur nga një sëmundje e rëndë sulmoi mjeken Silvana Çeliku dhe infermieren Sashenka Kristo.

Doktoresha Çeliku është paraqitur në Komisariatin Nr.4, ku ka bërë kallëzim me shkrim për dhunën që është ushtruar ndaj saj për shkak të detyrës.

Policia ka marrë në pyetje edhe infermieren, që po ashtu është goditur nga pacientja 56­ vjeçare, si dhe 10 dëshmitarë, pacientë, praktikantë dhe infermierë që kanë qenë të pranishëm në zyrën e doktoreshës në momentin kur ajo është sulmuar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: