TIRANË – Dhuna ndaj deputetit Genc Strazimiri në Kuvend vijon të shqyrtohet si rast në Gjykatën e Lartë. Armando Prenga dhe Parid Cara kanë mbërritur në këtë institucion ku kanë dhënë dëshminë e tyre rreth sherrit mes deputetëve Strazimiri, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu.
Sipas deputetit Prenga, me fjalimin e tij në Kuvend, Strazimiri ka fyer deputetët dhe ishte i pari që nxiti dhunën. Deputeti i PD-­së mbajti një fjalim denigrues në Kuvend, me fjalimet e tij ai acaron jo vetëm deputetët, por edhe dëgjuesit”, tha Prenga duke shtuar se me pas, “dëgjova Strazimirin që bërtiste në korridorin e Kuvendit”. Por deputeti Prenga ka deklaruar se nuk e ka pare Pjerin Ndreun ta godasë Strazimirin.

Nga ana e tij deputeti Arben Ndoka ka kërkuar ndjesë për aktet në Kuvend. Madje ai bëri apel që dhuna të mos përsëritet më.
“Ndjesë publikut për aktet e dhunës, bëj thirrje të mos përsëriten më”.

Më 16 mars është thirrur për të dëshmuar deputetja e PS-­së, Olta Xhaçka.

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Avokatit të deputetit të Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu për shpalljen të pavlefshme të videos, ku deputeti PD-së, Gent Strazimiri pretendon se është goditur nga kolegu i tij Socialist, gjatë një seance parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

Avokati i Pjerin Ndreut kërkoi që video të mos ishte pjesë e hetimit, por trupa gjyqësore nuk pranoi këtë kërkesë.

Kurse demokrati Oerd Bylykbashi u shpreh se, do të dëshmojë në Gjykatë atë që panë gjithë shqiptarët.
“Gjykata e Lartë rrëzoi tentativën e deputetëve për të rrëzuar probën e dhunës, videon me pamjet në Kuvend”.
Hetimi ndaj deputetëve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu nisi pas kallëzimit të dorëzuar më 14 korrik 2014 nga deputeti Edi Paloka, si kryetar i Grupit Parlamentar të PD­së. Në kallëzim thuhet se më 10 korrik 2014, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, deputetët Ndoka dhe Ndreu kanë goditur për shkak të detyrës deputetin demokrat Genc Strazimiri.

(d.b/ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb