Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas ngjarjes në Novi Sad, ku dy të rinj u goditën barbarisht nga persona ende të panjohur.

Çitaku ka dënuar me forcë dhunën e ushtruar ndaj dy 19-vjeçarëve, të cilët ranë pre e goditjeve teksa shkak për këtë mendohet të jetë bërë gjuha shqipe.

Njëri nga të rinjtë, Çlirim Malokun, ka marrë goditje të forta në kokë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e  rëndë. Ajo shkruan se kjo ngjarje ka ndodhur për shkak se të rinjtë po flisnin gjuhën amtare.

“Emri i tij është Çlirim Maloku. Ai është nga #Kosova. Emri i tij do të thotë Çlirim. Ai lindi në vitin ’99, viti kur Kosova u çlirua nga okupimi serb. Javën e kaluar ai u rrah në Serbi sepse ai fliste gjuhën e tij amtare. Sot ai po lufton për jetën e tij. Merreni me mend”, shkruan ajo në “Facebook”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb