TIRANE- Forumet e Grave të të gjithë frontit opozitar kanë bërë thirrje për të gjithë qytetarët, që të hënën të dalin për të protestuar kundër dhunës së grave.
Apeli për Xhisielën, intelekuale e studente protestë para kryeministrisë

Krahas deputeteve të partive, para Kryeministrisë në mbrojtje të Xhisielës ishin të pranishme edhe studente dhe intelektuale, të cilat bënë thirrje njëzëri për të ndëshkuar dhunuesit e femrave shqiptare.

Deputete dhe anëtarë të Shoqërisë Civile, kanë bërë apel të fortë ndaj qytetarëve, që pasditen e së hënës të dalin në mbrojtje të Xhisiela Malokut.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Deputetja e LSI, Klajda Gjosha ka deklaruar se rasti i dhunimit dhe heshtja shtetërore për rastin e Xhisielës, është një tregues i qartë se shtetit ka rënë.

“Kjo ka të bëjë me të gjithë shoqërinë, sepse dhuna ka kaluar çdo kufij. Rasti i Xhisielës ka kaluar çdo kufij. Kjo tregon se ka rënë çdo institucion si policia , gjykata, ministria e Drejtësisë. Nëse ne nuk do të arrijmë të ngrejë zërin, situata do të vështirësoghet. Protesta është  organizuar nga shoqëria civile. Të hënën në 17: 30 të mblidhemi të gjithë bashkë për të protestuar. Sot të gjithë jemi këtu, pjesëmarrëse të të gjitha forumeve të grave dhe unë i falënderoj që sot janë bashkuar me ne”, tha ajo.

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, deklaroi se dhuna shtetërore ka një përgjegjës, dhe sipas saj është kupola drejtuese. Heshtja shtetërore shton Vokshi, është tregues i qartë se në vend që të mbrohet një i dhunuar, politika e Ramës ka zgjedhur rrugën e kundërt.

“Këtu jemi për të shprehur indinjatën ndaj heshtjes së ministrit, kryeministrin. Sot të gjithë ne ndihemi pak të dhunuar. Xhisiela është djegur dhe goditur në formë shtazore, goditur me qytën e një arme. Shteti u bë palë me dhunuesin dhe përdhunuesin.S ot kemi djalin e një deputetin, i cili është dhunuesi dhe përdhunuesi. Sot mekanizmi i mbrojtjes në familje nuk ekziston, por dhe heshtja jonë do të thotë që nesër të jetë një vajze që tjetër e dhunuar. Sot kemi një deputet, i cili e ka kërcënuar me jetë  një oficer policie. Sot krimi po troket në çdo derë. Për të gjitha forumet politike të grave, unë kam sot një apel për çdo prind që ka një vajzë,  për çdo nënë që ka një fëmijë. Të bashkohemi kundër kësaj dhune shtetërore”, shtoi Albana Vokshi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb