TIRANE- Dhuna në familje, e kryesisht ajo ndaj gruas, vijon të mbetet një fenomen shqetësues në shoqërinë shqiptare. Pavarësisht ndërhyrjeve në Kodin e Familjes dhe në atë Penal, sërish rastet e dhunës nuk janë reduktuar, përkundrazi numri i denoncimeve ka ardhur në rritje.

E rëndësishme në rastet e dhunës në familje, është që viktima e dhunës t’i denoncojë dhunuesit, dhe të kërkojë ndihmë.


Imami i Xhamisë së Tabakëve, Elvis Naçi, u shpreh në emisionin “Njerëz në fokus” në “News24”, se dhuna ndaj gruas është e dënueshme.

“Një pjesë e burrave përdorin dhunë, kjo është skandaloze dhe të gjithë duhet ta dënojmë. Është më e ndershme që një burrë të shkojë në Gjykatë dhe të kërkojë divorcin, nëse nuk ia del dot të kujdeset për familjen ashtu siç duhet. Çdo bashkëshorteje i them të ruajë vlerësimin e saj për veten, t’ia tregojë vendin burrit. Nuk mund të durojë të gjitha, vetëm për hir të mos prishjes së martesës. Se nuk mund të kalojë kështu jetën”, u shpreh Naçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: