TIRANE- “Mekanizmi kombëtar i referimit të dhunës në familje duhet të ngrihet dhe funksionojë në çdo bashki, si përgjigje e menjëhershme ndaj rasteve të dhunës në çdo komunitet”.

Ishte ky apeli i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, pasi sipas saj, çdo arritje në këtë drejtim është meritë e të gjithëve dhe çdo vonesë rëndon mbi të gjithë.

“Mekanizmi kombëtar i referimit për dhunën në familje duhet të ngrihet dhe funksionojë në çdo bashki, si përgjigje e menjëhershme ndaj rasteve të dhunës në çdo komunitet, sa më afër viktimave të dhunës në familje”, shkruan ministrja në faqen zyrtare të saj.

Lidhur me çështjet e barazisë gjinore dhe dhunës në familje, ajo bëri të ditur se çështje të tilla nuk mund të trajtohen dot të veçuara, si institucione qendrore apo lokale, si shoqëri civile apo donatorë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb