FIER

Dhuna në familje godet sërish në Fier, ku janë raportuar dy raste gjatë 24 orëve të fundit.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” shtetasit S. P., 73 vjeç dhe R. B., 58 vjeçe, banuese në Fier (vëlla e motër), pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së shtetasit S. P.

Po kështu në pranga ka përfunduar dhe shtetasi Sh. K., 46 vjeç, banues në Fier, pasi në prezencë të fëmijës së mitur ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: